Përshkrimi
Kjo mbajtëse menuje përmban dy shtresa pleksiglasi të fiksuara në një bazament druri, duke ju mundësuar të vendosni menunë tuaj mes dy fletëve. Ky model klasik druri ofron mbrojtje të menusë kundër konsumimit, pluhurit, njollave dhe më tepër. Ideale për përdorim në bare, kafene, lounge dhe ambiente të ndryshme të tjera.
Mund të zgjidhni nga 3 madhësi të ndryshme:
10 x 20 x 4 cm. (1/3 A4)
13 x 18 x 4 cm (B5)
15 x 20 x 4 cm (A5)
(Përmasat referojnë formatin e menusë që mund te vendoset në të. Fletët e pleksiglasit jane 5 mm më të mëdha, për t’i dhënë menusë pak marzh.)
Baza prodhohet në tre lloje drurësh:
Ah Evropian
Sapele (Dru Afrikan)
Black Walnut (Arrë e zezë)
Ky produkt mund të personalizohet me tekst ose logo, djegie me lazer ose gdhendje direkt në dru sipas kërkesës. Për këtë kontaktoni paraprakisht ose ndiqni udhëzimet përgjatë blerjes.
Trajtuar me vaj druri dhe dyllë në anë për mbrojtje më të mirë.
Vlerësime
Nuk ka asnjë vlerësim.