Përshkrimi
Me projektimin, trajtimin dhe mirëmbajtjen e duhur, dërrasat prerëse prej druri mund të kalojnë brez pas brezi. Për këtë, ka një rendësi themelore lloji i vajit të drurit që do përdorni. Produktet e drurit këshillohen që të trajtohen me vaj të pakten 2 herë në vit.
Walrus oil është 100% i sigurt për ushqimin dhe pa toksina dhe sintetikë, i projektuar për projekte të reja ose për mirëmbajtje/ritrajtim. Më në fund, një vaj dërrase prerëse i rëndë dhe rezistent që nuk kërkon aplikim disa herë! Do ta lërë bordin tuaj në një ndjesi të butë dhe të mëndafshtë, ngjyrë të pasur dhe me pak shkëlqim. Raporti i përsosur i përbërësve fiksohet në tonet natyrale të drurit dhe largon ujin apo grimcat e ushqimit kur përdoret. Mjaftojnë vetëm disa sekonda për tu aplikuar.
I projektuar posaçërisht për:
Borde për prerje të ushqimit.
Borde servisi.
Borde druri profesionale.
Pjata, tasa, lugë druri, etj.
Për projekte të reja druri
Kur përdorni Walrus Oil për projekte të reja druri, sigurohuni që të rrashinoni 320 deri në 600 grid. Për të parandaluar ashpërsimin e bordit të drurit pas larjes me ujë, përpara se ta aplikoni, në disa raste përdoret metoda “sand-wet-sand”, që do të thotë se pas rrashinimit bordet e drurit duhet të lagen me pak ujë, lihen të thahen dhe më pas bëhet një rrashinim i dytë përfundimtar. Pas kësaj aplikoni vajin. Kjo metodë bën të mundur që bordi i drurit të mos ashpërsohet gjatë perdorimit, me kalimin e kohës.
Si ti mirëmbani bordet e drurit
Mirëmbajtja dhe restaurimi i dërrasës prerëse është relativisht i thjeshtë. Pastroni dërrasën fillimisht me sapun të lehtë dhe ujë të vakët, më pas lëreni atë për shumë kohë të thahet. Nëse ka prerje të thella me thikë ose nëse është i dukshëm ndonjë myk, rrashinimi i dërrasës do të jetë i nevojshëm duke përdorur një rrashinues elektrik orbital ose i sheshtë nëse është i disponueshëm. Pas lëmimit të të gjitha sipërfaqeve thjesht aplikoni një shtresë të vajit dhe lëreni të thahet për 12 deri në 24 orë. Fshini me një leckë të thatë vajin e tepërt pas tharrjes.
I çertifikuar për sipërfaqet në kontakt me ushqimin
Çdo produkt i prodhuar nga Walrus Oil është 100% i sigurt për ushqim. Të gjithë përbërësit konsiderohen nga FDA të sigurt për sipërfaqet në kontakt me ushqimin. Vaji ynë i bordeve të drurit mund të përdoret në banakët e kuzhinave të restoranteve, dërrasat prerëse apo servisi, veglat e drurit dhe madje edhe lodrat për fëmijë.
Vlerësime
Nuk ka asnjë vlerësim.