Përshkrimi
Mbajtësja e menusë me vend për sheqerin përmban dy fletë pleksiglasi të fiksuara në një bazament druri, duke mundësuar të vendosni me elegancë menunë tuaj. Përfshihet gjithashtu një xhep për bustinat e sheqerit dhe një vrimë për faturën në anë. Jo vetëm që rrit tërheqjen vizuale të menysë tuaj, por gjithashtu ofron mbrojtje kundër konsumimit, pluhurit, njollave dhe më shumë. Ideale për përdorim në bare, kafene, lounge dhe ambiente të tjera.
Mund të zgjidhni nga 3 madhësi të ndryshme:
10 x 20 x 4 cm. (1/3 A4)
13 x 18 x 4 cm (B5)
15 x 20 x 4 cm (A5)
(Përmasat referojnë formatin e menusë që mund te vendoset në të. Fletët e pleksiglasit jane 5 mm më të mëdha, për t’i dhënë menusë pak marzh.)
Baza prodhohet në tre lloje drurësh:
Ah Evropian
Sapele (Dru Afrikan)
Black Walnut (Arrë e zezë)
Ky produkt mund të personalizohet me tekst ose logo, djegie me lazer ose gdhendje direkt në dru sipas kërkesës. Për këtë kontaktoni paraprakisht ose ndiqni udhëzimet përgjatë blerjes.
Trajtuar me vaj druri dhe dyllë në anë për mbrojtje më të mirë.
Vlerësime
Nuk ka asnjë vlerësim.