Description
Pjata e drurit Lite është prodhuar me dru masiv cilësor, me një dizajn minimalist dhe modern. Forma e saj e rrumbullakosur dhe përmasat kompakte e bëjnë ideale për një prezantim të rafinuar të ushqimit në restorante, fastfood-e, vinoteka, etj.
Kjo pjatë është e pajisur me një sipërfaqe të profilizuar, gjë që ndihmon në prezantimin elegant të ushqimit dhe i jep produktit një pamje të veçantë. Çdo pjatë rrashinohet me kujdes dhe trajtohet me vaj të çertifikuar për kontakt me ushqimin, duke ruajtur bukurinë natyrale të drurit.
E përshtatshme për servirjen e:
- Antipastave
- Djathërave dhe produkteve të delikatesës
- Sushi
- Finger food
- Ëmbëlsirave
- Sanduiçeve dhe burgerëve të vegjël
Përmasat: 30 x 14 cm / Trashësia 1.6 cm.
Ky produkt mund të personalizohet me tekst ose logo, djegie me lazer direkt në dru sipas kërkesës. Për këtë kontaktoni paraprakisht ose ndiqni udhëzimet përgjatë blerjes.
Vaji mbrojtës dhe ngjitësi i përdorur janë të çertifikuar për përdorim në bordet e drurit që janë në kontakt me ushqimin.













Reviews
There are no reviews yet.