Përshkrimi
Bordet e drurit për prerje “Kitchen” janë prodhuar nga dru natyral i ahut. Forma drejtkëndore është dizajni më klasik i dërrasave për kuzhinë që përdoren gjithashtu gjerësisht për servirjen e ushqimeve të thata, antipastave, produkteve të mishit, etj.
Dërrasa e kuzhinës ka në kanal për lëngjet përgjatë gjithë perimetrit, i cili është jo shumë i thellë gjë që mundëson larjen me lehtësi të saj.
Prodhohet në tre madhësi të ndryshme:
Small: 30 x 20 cm, trashësia 1.6 cm
Medium: 40 x 24 cm, trashësia 1.8 cm
Large: 49 x 28 cm, trashësia 2 cm
Ky produkt mund të personalizohet me tekst ose logo, djegie me lazer ose gdhendje direkt në dru sipas kërkesës. Për këtë kontaktoni paraprakisht ose ndiqni udhëzimet përgjatë blerjes.
Vaji mbrojtës dhe ngjitësi i përdorur janë të çertifikuar nga FDA dhe NSF për përdorim në bordet e drurit që janë në kontakt me ushqimin.
Vlerësime
Nuk ka asnjë vlerësim.