Përshkrimi
Prezantimi i sushi-t nuk ka qenë kurrë më i bukur dhe elegant se me “Yoko-Dai Sushi Board”. E frymëzuar nga estetika japoneze dhe me prerje këndore në formën e diamantit, kjo dërrasë ofron një mënyrë unike dhe elegante për të shërbyer specialitetet tuaja të sushi-t. Me një sipërfaqe të fortë prej druri dhe një dizajn të veçantë gjeometrik, ‘Yoko-Dai Sushi Board’ është një vepër arti e përshtatshme për çdo kuzhinë aziatike dhe dashamirës të sushi-t.
Përmasat: 16 x 28 x 1.4 cm
Prodhohet në dy lloje drurësh:
Ah Evropian – Pjesa lart; Black Walnut (Arrë e zezë) – Këmbët.
Black Walnut (Arrë e zezë) – Pjesa lart; Ah evropian – Këmbët.
Ky produkt mund të personalizohet me tekst ose logo, djegie me lazer ose gdhendje direkt në dru sipas kërkesës. Për këtë kontaktoni paraprakisht ose ndiqni udhëzimet përgjatë blerjes.
Vaji mbrojtës dhe ngjitësi i përdorur janë të çertifikuar nga FDA dhe NSF për përdorim në bordet e drurit që janë në kontakt me ushqimin.
Vlerësime
Nuk ka asnjë vlerësim.