Description
Pjata e drurit Bistro është projektuar për servirjen e burgerëve, steak, sanduiçëve, antipastave në restorante, bistro, fast-food premium, vinoteka, etj.
Forma drejtkëndore me bisht ofron një pamje karakteristike dhe e bën servirjen më praktike, ndërsa gropa e përpunuar në sipërfaqe ndihmon në mbajtjen e ushqimit dhe lëngjeve, duke e mbajtur servirjen të pastër dhe estetik.
E prodhuar nga dru masiv ahu me cilësi të lartë dhe e trajtuar me vajra të çertifikuar për kontakt me ushqimin, Pjata Druri Bistro kombinon qëndrueshmërinë me një pamje natyrale që i shton vlerë çdo tavoline.
Përmasat:
Me gjithë bishtin: 40 x 16 cm / Trashësia 1.6 cm
Pjesa e përdorshme: 25 x 14 cm / Thellësia 7 mm
Ky produkt mund të personalizohet me tekst ose logo, djegie me lazer direkt në dru sipas kërkesës. Për këtë kontaktoni paraprakisht ose ndiqni udhëzimet përgjatë blerjes.
Vaji mbrojtës dhe ngjitësi i përdorur janë të çertifikuar për përdorim në bordet e drurit që janë në kontakt me ushqimin.















Reviews
There are no reviews yet.