Description
Snack Tray është një pjatë servirjeje prej druri masiv, e projektuar për prezantimin elegant të ushqimeve në restorante, fastfood-e, etj. Dizajni i saj i zgjatur me dorezë ergonomike krijon një kombinim të përkryer mes estetikës dhe funksionalitetit, duke e bërë ideale si për servirje në tavolinë ashtu edhe për prezantim.
Profili i integruar në sipërfaqe ndihmon në pozicionimin e ushqimit, ndërsa forma e hollë dhe linjat minimaliste i japin produktit një pamje moderne dhe profesionale. Çdo pjatë punohet me kujdes nga dru masiv dhe trajtohet me vaj të certifikuar për kontakt me ushqimin, duke ruajtur bukurinë natyrale të drurit.
Ideale për servirjen e:
- Finger food
- Antipastave
- Djathërave dhe produkteve të delikatesës
- Sushi
- Sanduiçeve
- Ëmbëlsirave
- Degustimeve dhe prezantimeve gastronomike
Prodhohet në dy madhësi të ndryshme.
Small:
Me gjithë bishtin: 42 x 12 cm / Trashësia 1.6 cm
Pjesa e përdorshme: 29 x 9.5 cm / Thellësia 7 mm
Medium:
Me gjithë bishtin: 55 x 16 cm / Trashësia 1.8 cm
Pjesa e përdorshme: 40 x 12 cm / Thellësia 10 mm
Ky produkt mund të personalizohet me tekst ose logo, djegie me lazer direkt në dru sipas kërkesës. Për këtë kontaktoni paraprakisht ose ndiqni udhëzimet përgjatë blerjes.
Vaji mbrojtës dhe ngjitësi i përdorur janë të çertifikuar për përdorim në bordet e drurit që janë në kontakt me ushqimin.













Reviews
There are no reviews yet.